23:28 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

DW: Brukseli i shqetësuar për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri

15:02 | 19/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DW: Brukseli i shqetësuar për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri

Brukseli duket se i frikësohet mundësisë së parrëgullsive dhe manipulimeve në organizimin e zgjedhjeve. Në një shkrim në anglisht të “Deutsche Welle” flitet për protestën e një dite më parë të opozitës, ku krydemokrati Basha bëri thirrje për zgjedhje të lira.

“Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, udhëhoqi gjatë së shtunës një protest në Tiranë, ku akuzoi qeverinë socialiste se po përpiqet të manipulojë procesin e votimit përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 18 qershor.”, shkruhet në fillim të artikullit.

Më tej, “DW” citon shkurtimisht fjalën e kreut të PD-së i cili bëri thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme që mund të arrihen duke zëvendësuar qeverinë e tanishme me qeveri teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira.

Në artikull shkruhet se Partia Demokratike ka bërë thirrje për numërim dhe votim elektronik, por qeveria me në krye Ramën është shprehur se koha është e pamjaftueshme për të zbatuar votimin elektronik, ndaj dhe protestuesit kanë ngritur një çadër sikundër Rama pas zgjedhjeve të 2009-ës.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Megjithatë, Brukseli shpreh shqetësimin rreth mundësisë së parregullsive dhe manipulimeve në organizimin e zgjedhjeve.

BE kërkon të shohë një gjyqësor të ringritur kundër korrupsionit përpara se të fillojë bisedimet për pranim me Tiranën. Vitin e kaluar, qeveria shqiptare miratoi reformën e rëndësishme gjyqësore që kërkoi Brukseli për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.”, shkruhet në vijim të artikullit.

“DË” shkruan se Basha bëri thirrje për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-së, e cila në 2015-ën i bëri thirrje Shqipërisë të rishikonte legjislacionin zgjedhor me qëllim eleminimin e boshllëqeve dhe paqartësive, për të forcuar sistemin zgjedhor. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: beBrukselizgjedhjet parlamentare
Pas

Veliaj: Heqim të rinjtë nga kafet, i kthejmë tek arti

Para

Analisti parashikon se protesta do vazhdojë gjatë: Opozita 3 muaj në bulevard me këto…

Para
Analisti parashikon se protesta do vazhdojë gjatë: Opozita 3 muaj në bulevard me këto…

Analisti parashikon se protesta do vazhdojë gjatë: Opozita 3 muaj në bulevard me këto…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.