14:21 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

DW: Si e përfytyron Izraeli të ardhmen në Gaza

Kontroll të plotë ushtarak dhe mbyllje të organizatës së OKB-së për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Çfarë dihet për planin e kryeministrit izraelit Netanjahu për të ardhmen e Gazës pas luftës?

20:46 | 25/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
DW: Si e përfytyron Izraeli të ardhmen në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan politik për të ardhmen në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës kundër Hamasit militant-islamist. Organizata e Hamasit kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Ishte hera e parë që Netanjahu prezantoi një plan të tillë publikisht.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit filloi pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në Izrael. Sipas të dhënave izraelite në këto sulme u vranë aty 1160 vetë dhe u morën 250 vetë si pengje. Ende mbahen 130 pengje në Rripin e Gazës, sipas të dhënave izraelite, rreth 30 prej tyre duhet të jenë të vdekur.

Kush qeveris në të ardhmen në Gaza?

Ende plani izraelit për Gazën ka formulime të vagullta. Kështu aty thuhet që Gaza në të ardhmen do të administrohet “nga nëpunës lokale me përvojë profesionale”. Këta “nuk duhet të kenë lidhje me organizata terroriste apo vende që mbështesin terrorizmin dhe nuk do të paguhen prej tyre”. Por nuk përcaktohet cilët do të jenë këta nëpunës. Autoriteti Autonom Palestinez që qeveris në Jordanin Perëndimor nuk përmendet shprehimisht në letër. Por as nuk përjashtohet pjesëmarrja e tij në një administrim të ardhshëm të Rripit të Gazës.

Kontroll sigurie nga ushtria izraelite

Sipas të dhënave në media, konkretisht të gazetave, Times of Israel dhe Hareetz, në të ardhmen ushtria izraelite duhet të ketë “kontroll të plotë të sigurisë” për të gjithë rripin bregdetar. Kjo do të thotë që të shkatërrohen të gjitha strukturat ushtarake të Hamasit. Ushtria izraelite, sipas planit, do të mund të operojë në çdo moment në Rripin e Gazës dhe të ketë “liri të pakufizuar” për misionet e saj.

Edhe nga një rrugë e re, që ndan Rripin e Gazës në veri dhe jug, Izraeli premton sipas mediave një kontroll më të mirë të sigurisë. Vëzhgues megjithatë shprehen me dyshim, nëse Izraeli  mund ta përdorë këtë rrugë që të pengojë kthimin në veri të refugjatëve palestinezë të larguar në jug me fillimin e luftës. Sipas Haaretz plani parashikon, që të ketë edhe një zonë të ndërmjetme mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, që kontrollohet nga ushtria izraelite dhe në të cilin nuk mund të kthehen civilët. Kjo zonë do të zvogëlonte edhe më tej zonën e banueshme në Rripin e Gazës. Përveç kësaj Izraeli do të operojë edhe në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës dhe të pengojë kontrabandën për në Gaza.

Fund për UNRWA?

Një tjetër objektiv pas lufte i Izraelit është mbyllja e organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Kryeministri izraelit e akuzon këtë organizatë, se është infiltruar nga Hamasi. Sipas akuzave izraelite, disa punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulmin e gjerë të Hamasit kundër Izraelit. OKB i ka liruar nga detyra punonjësit e fajësuar, dhe ka filluar hetime të brendshme. Si reagim ndaj kësaj, një sërë vendesh, mes tyre, SHBA dhe Gjermania ndërprenë ndihmat për këtë organizatë.

Refuzim i kërkesave të ekstremistëve

Nentanjahu nuk i plotësoi kërkesat e ekstremistëve të djathtë në kabinetin e tij. Këta kishin kërkuar ndër të tjera, që Rripi i Gazës të përdoret për vendosjen e kolonëve izraelitë. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, ministër për Sigurinë kishin kërkuar që popullsia palestineze të vendoset jashtë Rripit të Gazës.

Netanjahu e kishte hedhur poshtë që në janar idenë e ngritjes së ngulimeve izraelite në Gaza. Edhe ministri i Jashtëm amerikan, Blinken e kishte kritikuar këtë deklaratë. Zgjerimi i ngulimeve në rajonet palestineze pengon paqen, ishte shprehur Blinken.

Izraeli jo për zgjidhjen me dy shtete

Netanjahu refuzon zgjidhjen me dy shtete të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Me këtë ai del kundër objektivave që ndjek SHBA. Shtetet e Bashkuara janë për Autoritetin Autonom Palestinez të presidentit Mahmud Abas, që duhet të marrë sërish kontrollin mbi Rripin e Gazës. Një zëdhënës i këtij autoriteti autonomWe hodhi poshtë planin e Netanjahut. “Rripi i Gazës do të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet”, ka thënë zëdhënësi sipas agjencisë së lajmeve palestinez, Wafa. Nëse do stabilitet dhe siguri në rajon, Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe ta njohë një shtet të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet”, ka thënë zëdhënësi./ DW

Pas

Mijëra demonstrues në Gjermani kundër ekstremit të djathtë

Para

Greqi/ Aksident tragjik, shqiptari humb jetën teksa përplaset me motorçikletë! Po kthehej nga ndeshja e futbolit

Para
Greqi/ Aksident tragjik, shqiptari humb jetën teksa përplaset me motorçikletë! Po kthehej nga ndeshja e futbolit

Greqi/ Aksident tragjik, shqiptari humb jetën teksa përplaset me motorçikletë! Po kthehej nga ndeshja e futbolit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.