Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur keqazi një fëmijë 8-vjeçar.
Mësohet se vajza e vogël e aksidentuar, është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq edhe një aksident tjetër është shënuar në Katund, Sukth, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 75-vjeçar i cili po ecte me biçikletë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Durresit ben me dije se në Katund, Sukth shtetasi F. P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën këmbësor me iniciale E.B. 8 vjeçe. Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa në aksin rrugor Fushë- Krujë – Laç, shtetasi D.B. banues në Kosovë, duke drejtuar mjetin tip Audi ka asidentuar një shtetas me biçikletë me iniciale E. H. 75 vjeç. Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)