Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vlerësuar së fundmi me dy çmime.
Ai ka pranuar titullin “Misionar i Paqes” dhe Medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”, që i është ndarë nga Mision Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.
Pas marrjes së këtyre dy çmimeve, Haradinaj është shprehur se sot është një moment ndryshe, një nder për të.
“Kur vjen ky nderim nga Amerika është vetvetiu më i çmueshëm, pasi Amerika është engjëlli ynë mbrojtës. Ne do të jemi besnik të idealeve të lirisë dhe paqes të cilave u prin Amerika.”, është shprehur Haradinaj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post