Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar “veprime ilegale” në vijimësi të aksionit opozitar.
E ftuar në emisionin Fakt, Kryemadhi tregoi gjithashtu se shumë shpejt do të ketë zhvillime të mëdha nga opozita.
“Që të jemi të sinqertë, shumë veprime do i bëjmë ilegale. Mos harrojmë që përballemi me kriminelë, mos harrojmë që derën e shtëpisë nuk të troket më policisë, i ngarkuari i zonës, por të troket killeri i zonës dhe të thotë o merre këtë zarfin me para, ose do hash plumbin nesër. Ne këtë e kemi parë. Kanë qenë dy rastet e fundit, dy çobanë janë vrarë. Mos kujtoni se çobanët u vranë për dy dele, sepse nuk të futet plumbi me snajper për dy dele, apo jo”, tha Kryemadhi gjatë intervistës për emisionin “Fakt”.
Pyetje: Mënyra se si po i thoni qytetarëve është se po veproni në ilegalitet dhe nga frika e kriminalitetit…
Kryemadhi: Jo, nuk kemi frike ne se po te dalësh sot siç del Lul Basha dhe unë që flasim me emra, nuk është frikë, apo jo? Por ama unë, Lulzim Basha dhe të gjithë kryetarët e opozitës nuk marrim dot përsipër që të përballemi nesër me viktima që nuk do i gjendet kurrë vrasësi i tyre sepse është edhe shoferi i ministër të Brendshëm që është vrarë dhe nuk iu gjet vrasësi.
Discussion about this post