Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Aristir Lumezi. Ai ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.
Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada dhe ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në median e shkruar dhe ishte një nga profesionistët më të shquar të gazetarisë.
Aristir Lumezi 57 vjeç ka qenë gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Panorama”. Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.
Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga ora 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.
FAX NEWS I SHPREH NGUSHELLIME FAMILJARËVE, TË AFËRMVE, KOLEGËVE PER NDARJEN NGA JETA TË GAZETARIT DHE KOLEGUT TONË!