Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi sot dekretin e presidentiti Nishani duke rrëzuar në këtë mënyrë ligjin e mbetjeve.
Po në pati diçka që ra në sy gjatë votimit ishte absenimi i dy deputetëve nismëtar të këtij ligji, Eduart Shalsi dhe Besnik Bare.
“Nuk e ndryshoj idenë time pasi bëhet fjalë për import të lëndëve dytësore”, tha Shalsi, i cili është edhe propozuesi i amendamentit për ligjin e mbetjeve. Pak ditë më parë në këtë komision ai njoftoi se nisma e tij do të tërhiqet nga punimet e Parlamentit.
Sot kryeministri Edi Rama u shpreh po ashtu për këtë çështje, duke thënë se tërheqja nuk bëhet për t’i dhënë të drejtë atyre që e kundërshtojnë, duke përfshirë këtu edhe ish-Presidentin Nishani, por për të dhënë një akses sa më të madh qytetarëve dhe mendimeve të tyre.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=XqvmPAV4qs8