Bamir Topi ka shpërthyer ndaj gjendjes dhe situatës që po kalon Partia Demokratike. Sipas tij PD gjendet në një fazë të degradimit të vazhdueshëm të saj.
I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD theksoi se aktualisht PD është në lulzim të mjeruar dhe përdori këtu një aksiomë të filozofit Frederik Engels kur tha se ndryshimet sasiore në PD kanë sjellë ndryshime cilësore.
Lidhur me grupin që ka inicuar lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Topi tha se me përjashtim të Besnik Mustafajt që mendimet e tij i ka bërë publikë që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.
“Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një ritkthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”, tha Topi.
Më tej ai ka theksuar se “PD është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfusion”. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post