07:12 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria voton sot, mësoni çfarë s’duhet të bëni dhe sa vjet burg rrezikoni

09:00 | 25/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria voton sot, mësoni çfarë s’duhet të bëni dhe sa vjet burg rrezikoni

Dy ditë përpara zgjedhjeve, KQZ në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme bënë me dije se çfarë konsiderohet vepër penale në zgjedhje dhe se me sa vite burgim dënohet.

Nga ofrimi dhe dhënia e të hollave tek premtimi për vende pune, nga fotografimi i votës tek përdorimi i dokumentit të identifikimit, janë disa prej veprave penale, ku burgimi varion nga 1-7 vjet.

“Të nderuar zgjedhës dhe komisionerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme janë të vendosur të parandalojnë dhe ndëshkojnë me forcën e ligjit çdo veprim që cenon sadopak zgjedhjet demokratike.

Kujdes! Për të garantuar standardet e procesit, tregoni përgjegjshmërinë tuaj qytetare. Votoni me vullnetin tuaj të lirë dhe denonconi çdo shkelje të ligjit zgjedhor nga kushdo që do ta tentojë atë”, citohet në spotin publicitar mbi zgjedhjet e 25 qershorit.

Veprat penale/Vitet burgim

  • Ofrimi ose dhënia e të hollave/të mirave materiale – 1-5 vjet burgim
  • Premtimi për vende pune ose favorizimi në këmbim të votës – 1-5 vjet burgim
  • Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave/ të mirave materiale në këmbim të votës – 1-5 vjet burgim
  • Fotografimi ose filmimi i votës dhe shfaqja e tyre personave të tjerë – 3 muaj – 3 vjet burgim
  • Nxitja ose detyrimi i zgjedhësit për të fotografuar ose filmuar votën 1 – 4 vjet burgim
  • Dhënia e dokumentit të identifikimit për t’u përdorur në mënyrë të paligjshme për zgjedhje  – 1-3 vjet burgim
  • Marrja e dokumentit të identifikimit shtetasve të tjerë për ta përdorur në mënyrë të paligjshme për zgjedhje – 1-5 vjet burgim
  • Falsifikimi i fletëve të votimit ose dokumenteve zgjedhore  – 1-7 vjet burgim
  • Votimi më shumë se një herë, me dokumente identifikimi të tjerë ose për persona të tjerë – 1-3 vjet burgim

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: denimveper penalevota
Pas

Kapur përdore me të shoqin, por habit gjesti i Ajola Xoxës në qendrën e votimit (FOTOT)

Para

Unë sot votoj!

Para
Unë sot votoj!

Unë sot votoj!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.