Këshilltari i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç i ka shpëtuar për mrekulli sot një atentati i cili mund ti merrte jetën.
Mediat kroate bëjnë të ditur se ish drejtori ekzekutiv i Dinamos, aktualisht këshilltar pranë këtij klubi, u qëllua me armë zjarri në një pritë që i ishte bërë në Tomislavgradit (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe u dërgua menjëherë në spital.
Sipas ‘Jutarnji list’ Policia ka nisur një hetim dhe aktualisht është në vëzhgim për atentatorin.
Zëdhënësi i Dinamos tha se ata nuk kishin asnjë koment për ngjarjen.
Dinamo e Zagrebit do të luajë të enjten në Elbasan Arena ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, të vlefshme për turin e fundit eleminues të Europa League.
(E.K/SHUPLAKA)