Kur na ndajnë dy ditë nga protesta e së shtunës, ku opozita e bashkuar do të dalë në shesh, kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka preferuar që të rrijë duarkryq.
Ai ka postuar një video ku sipas tij shihen qartë ndryshimet mes qeverisjes së tij në spitale dhe qeverisjes së shkuar.
Kryeministri edhe pse ka 5 vite që është në pushtet, krahasimet ende i bën me qeverisjen e PD-së.
Ai shkruan se ata që protesojnë sot nuk kanë turp që të shajnë, dhe mbyllin sytë përpara ndryshimeve që ka bërë vendi.
‘’Mirëmëngjes, dhe me këto 2 minuta të vetme që i tregojnë kujtdo që do të shikojë e tē dëgjojnë, ndryshimin themelor mes nesh e atyre që sot s’kanë turp të shajnë e të protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Nuk dihet pse gjithë këto ditët e fundit Rama ka zgjedhur që të promovojë vetëm sektorin e shëndetësië, në një kohë që për shumë përfaqësues të opozitës, ky është edhe sektori më i dështuar i tij.
Në nisje të mandatit të parë të qeverisjes ‘’Shëndetësia falas” u kthye në sloganin e çdo dalje publike, ndërsa në ditët e sotme është ende larg realitetit.
(E.K/FAXWEB)