Për të hedhur dritë mbi atë se çfarë do të ndodhi në protestën e ardhshme të 16 marsit të organizuar nga Opozita si dhe presionin e ndërkombëtarëve, i ftuar në studion e Opinion mbrëmjen e sotme, ish kryeministri i vendit, Sali Berisha tenton të sqarojë qëndrimet e tyre.
Pasi ndërmori këtë vendim drastik të dorëzimit të mandatit e deputetit e cila përbën një precedent në jetën politike të vendit, sipas Berishës, opozita po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet të cilat e detyruan atë të ndërmerrte këtë vendim.
Ndër të tjera, ai shprehet se:- “Dy fjalë për ndërkombëtaret. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me ketë problem theksoj:
Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve.Se dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.
Se treti, sot opozita dhe shqiptaret në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kane fituar me shpejtësi te rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botes kanë paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje botërore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Evropës nga mafia.
Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise. Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnisë boten!“
(FaxWeb/B.L)