Ditën e sotme, ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë kanë shkuar në Kryeministri. Ambasadorët janë parë në godinën e Kryeministrisë por ende nuk dihet se me kë janë takuar, megjithatë mesiguri me kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë vjen dy ditë para seancës konstituive të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Megjithatë ende nuk dihet se cila mund të jetë cështja për të cilën ambasadorët janë mbledhur në kryeministri. Sakaq, kujtojmë se nesër do të zhvillohen mbledhjet e grupeve parlamentare PS dhe PD. (D.D/Shuplaka)