Kryetari i Partisë Demokratike Gjirokastër Dasho Aliko, ka denoncuar fushatën e presioneve ndaj administratës nga drejtues te institucioneve shtetërore me qëllim, pjesëmarrjen masive të të punësuarve dhe familjarëve të tyre.
Aliko ka qenë konkret në denoncimin e tij ndaj dy drejtoreve “rilindas” Rezart Hoxha i OSHEE Gjirokastër dhe Florian Taçi i Kadastrës, të cilët sipas tij, ditët e fundit po ndërmarrin veprime të paprecedent, duke presionuar punonjësit e tyre për pjesëmarrje në votimet e se dielës të punonjësve të tyre dhe familjarëve.
Kreu i PD-së Gjirokastër po ashtu bën me dije se për një fakt të tillë ka vënë në dijeni misionet ndërkombëtare në vend për këtë rast duke kërkuar prej tyre vëmendje. Ndërkaq kreu i PD-së Gjirokastër, ka kërkuar prej gjirokastritëve të mos marrin pjesë në votimet e të dielës pasi nuk janë gjë tjetër veçse farse dhe një arsye më shumë për t’i dhënë Edi Ramës dhe Rilindjes së tij, pushtet të pakufizuar.