Policia ka kontrolluar një makinë pranë zyrës së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan, dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Policia e ka kontrolluar makinën por nuk ka gjetur gjë, më pas ata kanë debatuar me drejtuesin e fushatës së PD-së në Elbasan, Gazment Bardhin, pershkak se tentuan te futeshin dhe ne zyrat e PD-se.
Rikujtojmë që dy ditë më parë qyteti i Elbasanit u trondit nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona, mes të cilëve dhe një punonjëse policie.
Debati filloi mes mbështetësve PS-PD, pasi SMV kapi një makinë që dyshohej se po shpërndate para për blerje votash. Konflikti degjeneroi në përdorimim e armëve në sy të Policisë.
(E.H/Faxweb.al)