Ashtu siç pritej dy prej drejtorëve teknikë janë shkarkuar nga kryeministri Rama.
Është fjala për Drejtorin e Burgjeve dhe drejtorin e Hipotekave që u vunë në këto poste rreth dy muaj më parë pas marrëveshjes Bama-Basha.
Kështu vendin e Arjan Hoxhës tek drejtoria e Burgjeve e ka zënë Arben Çuko, ndërsa vendin e Arjan Bylykbashit te hipotekat e ka zënë Blerina Doracaj.
Po kush janë dy emërimet e reja?
Janë dy emra të afërt me Partinë Socialiste. Çuko vijon të jetë deputetë në kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se nuk është kandiduar në zgjedhjet e 25 Qershorit, ndërsa Doracaj është kryetarja e forumit të gruas për qytetin e Tiranës.
Doracaj nga viti 2015 – 2016 ka punuar si Këshilltare për Çështjet e Administratës Publike pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ku ka luajtur dhe rolin e koordinatores për reformën në Administratën Publike.
Nga korriku i 2015 e në vazhdim është Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë dhe Këshillit të Qarkut, Tiranë.
Kështu nga njerëz të besuar pranë PD-së për më pak se dy muaj Rama çon dy njerëz mjaft të afërt të tij.
(E.K/SHUPLAKA)