09:30 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin shtetësinë shqiptare

16:05 | 27/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin shtetësinë shqiptare

Dy fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Ana Oxa, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Të shoqëruar nga nëna e tyre, Ana Oxa dhe kantautori Ardit Gjebrea, Qazim Belleno dhe Francesca Belleno u betuan sot para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si shtetasit më të rinj të Republikës.

“Jam shumë i lumtur që Ana ka këmbëngulur që dy fëmijët e saj të marrin shtetësinë shqiptare dhe më kujton atë kohë të vjeter, kur shumë prej nesh linin shtetësinë shqiptare për të marrë një shtetësi të huaj. Kohët kanë ndryshuar, ndaj sot jam shumë i lumtur që kemi dy shtetas të rinj dhe dy qytetarë të rinj të Tiranës. Shumë suksese dhe shumë urime”, theksoi Veliaj.

Pas betimit, Qazim Belleno u shpreh se është i befasuar me zhvillimin që ka pësuar Shqipëria duke gjetur një Tiranë totalisht të ndryshuar. “Unë kam qenë këtu disa vite më parë dhe kur erdha këto ditë, mbeta i befasuar për zhvillimin që ka pësuar Shqipëria. Kam gjetur një qytet totalisht të ndryshuar”, deklaroi ai.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ana Oxa, deklaroi se ky nderim është shumë i rëndësishëm për familjen e saj, e cila rrënjët i ka këtu. “Unë kam qenë gjithmonë shqiptare. Mjaftonte përfundimi i këtij procesi për të sjellë edhe fëmijët e mi dhe mendoj se është një moment shumë i rëndësishëm për mua, sepse përtej asaj që mund të nënkuptojë një pasaportë, ka një kuptim më të thellë. Është një nderim për jetën, historinë dhe trashëgiminë e një populli përmes babait tim”, tha ajo.

Vajza e Ana Oxës, Francesca, u shpreh se një nga gjërat që ka vlerësuar gjithmonë tek Shqipëria është mirësia e popullit shqiptar dhe lidhja e fortë me vendin. “Kam qenë në tokën e gjyshit tim. Për mua, ka qenë një përvojë që më ka mbetur në zemër, një gjë shumë e rëndësishme që e gjej gjithmonë tek çdo shqiptar që takoj: mirësia, dashuria për njerëzit, për vendin, sidomos për vlerat”, deklaroi ajo.

Këngëtarja, aktorja, dhe prezantuesja televizive në Itali, Ana Oxa ka marrë nënshtetësinë Shqiptare në vitin 2020. Ana lindi në Bari më 28 prill 1961, nga një nënë italiane dhe baba shqiptar (Qazim Hoxha).

Pas

Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon nga detyra tre punonjës policie

Para

Qindra mijëra palestinezë kthehen në pjesën veriore të Gazës

Para
Qindra mijëra palestinezë kthehen në pjesën veriore të Gazës

Qindra mijëra palestinezë kthehen në pjesën veriore të Gazës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet në Beograd, plagosen disa policë dhe dy protestues pas përplasjeve të dhunshme

Përshkallëzimi i tubimeve në Beograd, kryeparlamentarja e Serbisë: Protestuesit po bëjnë thirrje për luftë civile!

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin masiv të shpenzimeve të Trump

“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!

Moti sot/ Diell dhe temperatura mbi 30°C në gjithë vendin

Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2025

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.