04:49 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy fjalë zemre, nga shpirti! Te fleta e votimit shkruani vetëm 4 fjalë

10:40 | 29/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të qeshni me lot/ ”Imagjino t’dali para syve plaka tu kërcy gjith’ epsh me Kryekastravecin”

Nga Briken Fejzullait! 

Dy fjalë zemre, nga shpirti!

Keni 30 vjet, që i pasoni prona e pushtete njëri-tjetrit!
Të majtë, të djathë e të mesit (që anojnë gjithmonë, nga ndonjëri krah).
Keni 30 vjet që blini vota e deputetë, bashkë me shpirtra njerëzish.
30 vjet, që grabisni si të babëzitur… me arrogancën e kujt, ka blerë që në krye të herës drejtësinë e bashkë me të, edhe detyrimin për të paguar me burg përçudnimin dhe përdhunimin që i ka bërë këtij vendi.
I keni “sistemuar” gratë, burrat, fëmijët, të afërmit madje edhe dashnoret, në pozicionet më të mira të institucioneve shqiptare.

Keni blerë vota me “cash”, me thasë mielli, me karta telefoni e me xhinse.
TË GJITHË JU!
Kujtoni se nuk i dimë palaçolliqet që bëni, çdo herë kur vijnë zgjedhjet?!

Po si nuk mendoi kurrë dikush nga ju, për pleqërinë e prindërve tanë… për shkollat e fëmijëve tanë… për spitalet tona?!
Po në fund të fundit, përse të mendoni xhanëm?!
Pleqërinë, e keni “sistemuar” (me miliardat që vodhët).
Për të shkolluar; fëmijët, i çoni nëpër shkollat më të mira të botës (me miliardat që vodhët).
Për t’u kuruar; Turqi, Itali, Gjermani, Austri…(me miliardat që vodhët).

Por sot, po kaloni në komplet, tjetër nivel!

Jo se nuk janë blerë ndonjëherë media e “gazetarë”, por sot e bëni ditën për diell, haptaz e pa pikë turpi.
Jo se nuk janë blerë ndonjëherë “artistë”, por sot e bëni ditën për diell, haptaz e pa e skuqur surratin.
Jo se nuk janë “fiksuar” ndonjëherë tendera, por sot i jepni, përpara se t’i kërkojë kush, nën siglën që keni aq për zemër “PPP”.
Jo se nuk janë blerë ndonjëherë vota, por sot e bëni ditën për diell, pa e rruajtur trapin hiç.

Një Mbret i marrë dhe “puthadorët” e tij, që çojnë një vend të tërë, drejt abisit.
Ja ç’është Shqipëria sot!
Nuk ju mjaftojnë shpërdorimet e abuzimet e pafundme në miliona euro për tangërlliqet tuaja, por keni 6 muaj që vazhdoni e harxhoni paratë e një populli që po shkon drejt skamjes, nëpër fushata donkishoteske, duke “luftuar” të vetëm pa kundërsharë, me mullinjtë e erës.
Keni 6 muaj që keni krijuar një opozitë prej letre, ndërkohë që vazhdoni të organizoni mitingje me fjalë boshe duke u “kinse” kërkuar vota atyre, të cilëve ua keni marrë tashmë me detyrim; e bashkë me votat, edhe dinjitetin, duke i nxjerrë me dhunë si spektatorë në show-et e dala boje që organizoni, nëpër sheshet tuaja “koreano-veriore”.

S’keni lënë të dobët pa kërcënuar e pa i treguar dhëmbët, ndërkohë që ulni brekët e u përkuleni 90 gradë “ujqërve” të këtij vendi, të cilët vendosin de facto edhe kush, do jetë ministri i kujt ministrie.
S’keni lënë ambasador të huaj pa i trashur qafën me gjakun e shqiptarëve, për t’i përdorur më pas, si garantues demokracie në një vend ku diktatura tashmë po instalohet (Shpresa e vetme që kjo të mos ndodhë, është ambasadorja e re e USA, në Tiranë).

Ju është katandisur fushata, në projekte “KimJongUn-jane” 3D dhe në llogje pazari, barsaletash, thashethemesh, batutash bajate e falli filxhani, njësoj si ato llaxoret që natën e marrin në gojë, ndërsa ditën, marrin nëpër gojë.

E tallni trapin me këtë popull, mëngjes, drekë, darkë; e kështu nga fillimi… por nuk do të jetë e largët dita, kur t’ju zënë haqet e mallkimet e fukarenjve të cilët përbuzni krejt arrogancë e fodullizëm.
Personalisht, uroj me shpirt që të paguani ju, e jo fëmijët tuaj… se që do paguani, do paguani si Çeço. Përballë njerëzve apo përballë Zotit, sepse Karma nuk është kurvë.
Është drejtësi hyjnore!

Tani, për të mos u zgjatur se jemi edhe kështu, si biçim prag votimesh… një sugjerim kisha unë, për punonjësit jo militantë të administratës:
Meqënëse këta janë kaq bastardë, sa ju kërcënojnë me bukën e gojës nëse nuk votoni; kthejuani bastardllikun mbrapsht, duke shkruar qartë, të zezë mbi të bardhë mbi fletën e “zgjedhjeve” me TEK kandidat, katër fjalë, në “rilindisht”:
NA KENI ÇARË K*RIN!

 

Etiketa: briken Fejzullai
Pas

”150 mijë lekë për të shkuar në zgjedhje”, kreu i PD denoncon: Të gjithë në këmbë për mbrojtjen e lirisë!

Para

Raprezalja e Policisë në Dibër/ 12 të arrestuar, 39 të tjerë në kërkim

Para
Pamje të rënda/ Protestuesit tentojnë shkatërrimin e materialeve zgjedhore, përplasen ashpër me policinë (VIDEO)

Raprezalja e Policisë në Dibër/ 12 të arrestuar, 39 të tjerë në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.