17:37 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy fytyrat e Edi Ramës: Çfarë i thotë botës se meritojnë njerëzit dhe shqiptarëve për Shkozën

11:11 | 24/09/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy fytyrat e Edi Ramës: Çfarë i thotë botës se meritojnë njerëzit dhe shqiptarëve për Shkozën

Kryeministri Rama flet e sillet ndryshe me të huajt dhe ndryshe me shqiptarët. Para të huajve ai tregohet i kujdesshëm duke u përpjekur të krijojë imazhin e një udhëheqësi të thellë, intelektual, të përgjegjshëm, të përunjur, modest, perëndimor.

Para shqiptarëve ai paraqitet ashtu siç është: arrogant, shpërfillës, i pandjeshëm, mburravec.

Ky lloj dyzimi u shfaq qartë dy ditë më parë, në atë që ai tha për të huajt para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe për publikun shqiptar përmes Zërit të Amerikës në shqip.

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, 22 shtator 2017:

Njerëzit në të gjithë botën duan të jenë të sigurt, të çliruar nga dhuna, shtypja, persekutimi dhe frika. Duan të trajtohen me dinjitet, të dinë që jeta e tyre është e rëndësishme, pa dallim gjinie, race, kombësie apo origjine sociale, bindjesh fetare, politike, pasurore apo çdo statusi tjetër. Në mënyrë që të arrijmë këto objektiva duhet të kalojmë përtej deklaratave.

Njerëzit, me të drejtë kërkojnë prej nesh që të dëshmojmë përgjegjësi dhe aftësi për të vepruar. Zotimi për të mos braktisur askënd është një gur themeli i Axhendës së vitit 2030. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut.

Intervistë për Zërin e Amerikës shqip, 22 shtator 2017:

Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në Nju Jork e në Uashington… Kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesore, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër që nuk mund të pretendojë as të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet, por thjesht duhet dhe meriton të trajtohet me kujdes, duke mos e lënë të pastrehë, por duke i dhënë mundësinë e një qiraje të paguar nga kolektiviteti, për një periudhë të caktuar, derisa familjet pastaj të akomodohen aty ku ato do të gjejnë mundësinë të akomodohen me forcat e tyre….

Të bësh shtet, të bësh punë dhe të bësh mirëqenie nuk ka shumë rrugë. Rruga është e qartë dhe në këtë rrugë, sigurisht do të ketë dhe shqetësime të kësaj natyre, por këto janë shqetësime që i përkasin një pakice shumë të vogël, në krahasim me rëndësinë madhore që ka zgjidhja e këtyre problemeve për shumicën./Exit.al

*Titulli redaksional, origjinali: Dy fytyrat e Edi Ramës: fallcon për botën, të vërtetën për shqiptarët

Etiketa: edi ramaOKBShkoza
Pas

Rrëfimi rrënqethës i babait të autorit: Si e gjeta nusen pa jetë në oborr dhe djalin me sqepar në dorë (VIDEO)

Para

Droga e kapur në Igumenicë, policia identifikon një tjetër trafikues, arrestohet 57-vjeçari

Para
Droga e kapur në Igumenicë, policia identifikon një tjetër trafikues, arrestohet 57-vjeçari

Droga e kapur në Igumenicë, policia identifikon një tjetër trafikues, arrestohet 57-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.