Dënimi me 7 vite burg i Agron Xhafajt ka rindezur gjakrat e PD-së dhe PS-së sot në Kuvend. Po cili është qëndrimi i kryeministrit Rama në 2016-tën dhe sot.
Sali Berisha ka lexuar në parlament një status të Edi Ramës kohë më parë, kur kryeministri mbronte Agron Xhafajn, si një baba të të dy fëmijëve në punën e tij të ndershme dhe që kishte vetëm një faj, që ishte vëllai i Fatmir Xhafajt.
Berisha lexoi të plotë deklaratën e Edi Ramës, duke e quajtur atë të degraduar psikologjikisht dhe që s’mund të jetë avokat i Agron Xhafës, një trafikant ndërkombëtar, i dënuar me vendim të prerë me 7 vjet e 2 muaj burg.
Ndërkohë sot Rama u shpreh: S’ka asnjë kërkesë formale apo infromale nga autoritet et vendit ku ka ndodhur ngjarja për autoritetet shqiptare, për 6 vite me radhë. Nëse nuk ka asnjë kërkesë, nëse nuk ka asnjë përgjegjësi të lidhur me qeverinë apo personalisht me ministrin e Brendshëm, dhe nëse bëhet fjalë në fund të ditës, për vëllanë, dhe jo për të, në një sistem në të cilin secili përgjigjet individualisht përpara drejtësisë, përse del sot.
Dua t’ju them se dosja e rizbulimit në të njëjtën kohë që ka dalë në televizor, dhe ka filluar të shpërndahet në anglisht, unë kam mësuar se çfarë do të thoshin këta, nga ata që dosjen e kishin lexuar anglisht. Dhe më pyetën si ka mundësi, dhe pse sot kur ne presim që politika shqiptare të provojë çdo ditë pretendimin e argumentuar për të hapur negociata, ne na vënë përpara një dosje që na e kanë vënë përpara shumë kohë më parë, për një çështje që ne e kemi ezauruar.
Ka edhe një element tjetër në këtë orvatje, që do të vazhdojë të bëhet edhe me e ngatërruar, përgatituni të dëgjoni çudira të thëna të rithëna, të rizbuluara, për ta bërë baltë Shqipërisë sa të munden. Se në fund të ditës për të huajt këto muhabete nuk janë për të ndarë kush është djalli, kush është engjëlli, kush i miri dhe kush i keqi.
(E.K/FAXWEB.AL)