18:09 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy fytyrat e Edi Ramës/ Sot krahasonte shqiptarët me k****, 3 javë më parë kërkonte ndjesë për gjuhën

18:14 | 29/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Dy fytyrat e Edi Ramës/ Sot krahasonte shqiptarët me k****, 3 javë më parë kërkonte ndjesë për gjuhën

Kryeministri Edi Rama është i njohur për batutat e tij, dhe për marrëdhëniet shpeshherë problematike me femrat, po sot në Kuvend e lëshoi pak gjuhën.

Ai i krahasoi shqiptarët me organet gjenitale të meshkujve, teksa tha se ata nuk ngrihen në protesta.

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë. Është poezi që e di doktori, e di mirë ai këtë punë (duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha)“, u shpreh gjatë seancës së sotme Edi Rama.

Mirëpo vetëm 3 javë më parë kryeministri i vendit në një mbledhje ‘show’ me disa mësuese, tregonte se ndihej i keqardhur për gjuhën e përdorur në Kuvend. Madje, madje ai u kërkoi edhe ndjesë zonjave që nuk po i ndihmonte aspak ato në detyrën e edukimit të brezave.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithave ju, mësuesve të vendit, ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve sidomos e atyre që çdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend, nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni qytetarë të mirë.

Jo vetëm nuk ju ndihmojmë, por akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten, shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që mund të themi gjatë javës në raport me virtytet, dhuntitë e mira.

Unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës përveç të enjtes të lajë me sa më shumë punë e kontribut në mbështetjen tuaj dhe të gjithë të tjerave mëkatet e të enjtes. Në raport me ju kemi shumë për të bërë”, tha Rama.

Nuk dihet se kë Edi Rama duhet të besojmë, atë që në 7 mars na kërkonte fjalën për gjuhën jo edukative në Kuvend, apo kryeministrin e sotëm i cili na krahasonte ne shqiptarët me organin gjenital të meshkujve.

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?v=RZ3j6qPwkO4

 

 

 

Etiketa: edi ramafytyrarama
Pas

Brunet apo bjondet? Ja kë preferojnë më shumë meshkujt dhe pse

Para

Meshkuj, lexoni manualin për femrat, 9 gjërat që duhet t’i bëni patjetër në shtrat

Para
Meshkuj, lexoni manualin për femrat, 9 gjërat që duhet t’i bëni patjetër në shtrat

Meshkuj, lexoni manualin për femrat, 9 gjërat që duhet t’i bëni patjetër në shtrat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Karuseli shkëputet nga lartësia, mbi 20 të plagosur

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

Greqia përfshihet nga stuhia, përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

“Katastrofë humanitare”, Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.