08:18 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dy fytyrat e Ramës me biznesin e vogël, ç’premtonte pa ardhur në qeveri dhe kostoja që sjell TVSH-ja (VIDEO)

12:13 | 06/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama bëhet gati të shpërblejë militantët me pozicione në administratë (SKEMA)

“Çfarë biznes është ky? Ky është vetëpunësim për të jetuar”. Kështu është shprehur Edi Rama teksa ishte në opozitë para se të vinte në qeveri në takimet e tij me bizneset e vogla. 

Duke folur për gjendjen që ndodheshin bizneset dhe taksat nga qeveria Rama ka deklaruar se duhet të bëhej një zhvillim radikal  në  këtë sektor. 

“Duhet bërë një zhvillim radikal komplet. Duhet lehtësuar maksimalisht, te të gjitha peshat fiskale dhe administrative në mënyrë që të fillojmë të marrim pak frymë se ky është jo vetëm dregradim ekonomik  por është edhe degradim social, është degradim komunitar, është degradim shpirtëror masiv”, është shprehur Rama. 

Por sot pas 4 vite të tij qeverisjeje dhe përsëri pas marrjes së mandatit të dytë çfarë ka bërë Rama për biznesin e vogël?

Kryeministri theksin e ka vënë ditët e fundit te informaliteti që ekziston edhe te biznesi i vogël. Ai ka theksuar se të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH. Rama ka nënvizuar se taksat ndaj biznesit të vogël do të jenë zero. 

“Në funksion të luftës kundër informalitetit, ne do t’i fusim të gjitha subjektet, përfshirë dhe subjektet e biznesit të vogël, në regjimin e TVSH-së. Kemi lexuar që ka dalë si gjoja informacion nga brenda Ministrisë së Financave, që ne do të vendosim apo do të rrisim taksën për biznesin e vogël. Kjo nuk është e vërtetë. Ne e kemi bërë zero taksën për biznesin e vogël dhe taksa për biznesin e vogël do të vazhdojë të jetë zero. Por, nga ana tjetër, ne do t’i kërkojmë biznesit të vogël që të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit e duke përfshirë në regjimin e TVSH-së do të mbyllim hapësirat për të gjitha ato biznese të mëdha që faktikisht nuk shkarkojnë TVSH-në. Nga ana tjetër, do të pamundësojmë që një pjesë e bizneseve të vogla të bëjnë konkurrencë të pandershme me pjesën tjetër, duke mos pranuar faturë TVSH-je nga të mëdhenjtë. Kjo është strategjia e këtu nuk ka kompromis! Nuk është rritje takse”, u shpreh Rama. 

Por çfarë sjell TVSH-ja për të gjitha bizneset?

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka efekte komplekse në treg. Një nga rrisqet më të mëdha është se TVSH do të detyrojë që bizneset të rritin çmimet e produkteve dhe si pasojë atyre do t’iu bien shitjet në treg.

Po kështu edhe për vetë biznesin e vogël  do të rriten shpenzimet pasi do i duhet të paguajë një kontabilist për të bërë deklarimin e TVSH-së dhe të blejnë pajisjet elektronike që mbajnë evidencën e inventarit. Të gjitha këto do të detyrojnë që biznesit t’i rriten shpenzimet dhe të rrit çmimet e tij. 

Ndërkohë një punë e madhe është edhe për vetë tatimet pasi administratës do t’i duhet të kontrollojë me dhjetëra mijëra biznese të vogla, të cilat sot nuk kontrollohen me të njëjtën vëmendje. Kjo është edhe arsyeja se përse Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë gjithmonë skeptik ndaj kësaj mase pasi ka shumë shprenzime edhe në staf. 

Tjetër,  një pjesë e bizneseve të vogla mbijetojnë në treg, pikërisht për shkak se nuk paguajnë TVSH-në. 
Vendosja e TVSH-së mund t’i detyrojë disa nga këto biznese të falimentojnë, duke rritur papunësinë. 

A është e nevojshme tani vendosja e TVSH-së edhe për bizneset e vogla kur tregu nuk është i sigurt dhe i qartë? Si do i justifikojë Edi Rama ato biznese të vogla që me këtë taksë mund të mbyllen? Po gjithë ata të papunë që do të mbeten?

Theksojmë që ka shumë biznese të vogla në vend që veprojnë ende pa TVSH. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: biznesi i vogeledi ramaTVSh
Pas

”Larg oligarkët dhe mafia”, Gjiknuri dhe Kumbaro priten me protesta në Himarë. Ç’po ndodh tani atje (VIDEO)

Para

Princ William dhe Kate Middleton nuk kapen kurrë dorë për dore, zbulohet arsyeja

Para
Princ William dhe Kate Middleton nuk kapen kurrë dorë për dore, zbulohet arsyeja

Princ William dhe Kate Middleton nuk kapen kurrë dorë për dore, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.