Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vijojë senacën dëgjimore në datat 1, 4 dhe 5 qershor.
Në datën 1 qershor pritet të kalojë në sitën e vetinggut Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Seanca dëgjmorë do të zhvillohet në datën 1 qershor në orën 10:00. Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Në 4 qershor do të mbahet seanca dëgjimore për Anila Lekën, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa Gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli ,Roland Ilia, Suela Zhegu.
Ndërsa në 5 qershor procesit të vettingut do ti nënshtrohet Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Trupa Gjykuese do të jetë e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).
Discussion about this post