Rey Manaj ishte protagonist në fitoren e Sivasspor ndaj Kaiserspor, në ndeshjen e kampionatit. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola, ndërsa dhuroi edhe dy asiste.
Manaj është përfshirë në formacionin e javës, në Superligën e Turqisë. Paraqitja e tij, është vlerësuar me 9.9.
27-vjeçari po luan sezonin e tij të dytë te Sivasspor. Para disa javësh, lojtari rinovoi kontratën me ekipin edhe për një vit e gjysmë.