Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, paraditen e sotme doli në një konferencë për mediat, ku foli për kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, ndaj të cilit u shpreh mjaft ashpër, si edhe për ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj, të cilin e falaneroi për punën e Policisë gjatë mitingut të një dite më parë.
Mirëpo “Shuplaka” mëson se Luan Rama do të mbajë një tjetër konferencë për shtyp brenda ditës. Konferenca do të mbahet në orën 20:45 në selinë e LSI-së. Mirëpo ende nuk dihet se për çfarë do flasë Luan Rama e mbi të gjitha çfarë e shtyu atë të mbajë të dytën konferencë brenda ditës. (D.D/Shuplaka)