18:14 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

07:32 | 06/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin.

Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të lëvizur” iu përgjigjën pozitivisht 11% të shqiptarëve. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, gati dy herë më shumë se mesatarja në Ballkan.

Sipas tabelës bashkëngjitur rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen. Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit.

Një pjesë tjetër 10% do të ikin për studime. Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të atyre që emigrojnë jashtë për studime.

Te pjesa që ka në plan të largohet 22% po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar. Në Rajon ka përqindje më të larta të popullsisë që po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar.

Nga pjesa e atyre që kanë plan të largohen 18% po aplikojnë për programet e vizave blu dhe kartave jeshilë, ndërsa 3% kanë siguruar kontrata pune në panairet e punësimit të zhvilluara jashtë.

29% e atyre që kanë plane për të ikur kanë gjetur punë nëpërmjet aplikimeve në internet. Sipas të dhënave, shqiptarët që kanë në plan për të ikur kanë zhvilluar më shumë se një plan.

Ndonëse Shqipëria ka krijuar një imazh pozitiv për zhvillimet në turizëm dhe vendi ka rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës që shkoi, qytetarët kanë ende potencial të lartë për të emigruar.

Tendenca për emigrim tani është përqendruar në shtresën e mesme dhe tek të punësuarit me paga të larta të cilët preferojnë të ikin për një arsim më të mirë për fëmijët dhe infrastrukturë më të mirë jetësorë në tërësi./Monitor

Pas

Antony Blinken: Kina e largoi Putinin nga përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë

Para

Berisha sot në SPAK, paralelisht GJKKO do vendosë nëse do kalojë për gjykim dosja “Partizani”, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

Para
SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Berisha sot në SPAK, paralelisht GJKKO do vendosë nëse do kalojë për gjykim dosja “Partizani”, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.