Dy ish-drejtorët e Henri Çilit janë bërë bashkë. Analisti Alfred Lela ka vizituar mikun e tij, Artur Zhejin, në ambinetet e redaksisë që ky i fundit drejton. “Me Drejtor Zhejin”, ashtu siç Lela e quan ata kanë pozuar sëbashku, ku në fotot shfaqen entuziastë.
Madje në një nga në tri fotot e publikuara nga Lela analistët janë shfaqur të buzëqeshur, ku nuk kanë munguar as dy gishtat e ngritura lart nga analisti Zheji. “Me Drejtor Zhejin te redaksia e tij e re: folëm pak për gjëra e njerëz të së shkuarës, por me shumë të së ardhmes. Sidomos për Lirinë e cila, sipas tij, nuk është aspak një gjë abstrakte. Më konkretja e gjërave është, në fakt”, shkruan Lela.
Nuk dihet se për çfarë tema konkretisht kanë folur dy analistët e njohur po ajo që dihet është që ata kanë folur edhe për tema të së shkuarës dhe të së ardhmes. A do ketë ndonjë projekt të ri mes tyre?! Nuk i dihet, na mbetet të presim… (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1013″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]