Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, sot ka urdhëruar që dy ish-zyrtarë të sigurisë shtetërore të Serbisë, të bahen në burg derisa të rigjykimi i tyre, të nisë muajin e ardhshëm.
Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, të rikthejë Jovica Stanishiq, 66-vjeç, dhe zëvendësin e tij, Franko Simatoviq, 67-vjeç, në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, deri më 30 maj.
Të dy u liruan në gjyqin e tyre të parë, për akuzat për krime të luftës të kryera gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990, por ai vendim u anulua në fund të vitit 2015 nga Apeli, teksa gjykatësit kanë thënë se disa gabime ligjore ishin bërë gjatë gjykimit, që zgjati nga qershori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013.
Gjykata e Apelit urdhëroi që Stanishiq dhe Simatoviq, të rigjykohen për katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe një për krime lufte të kyera nga skuadrat e vdekjes të Serbisë në Bosnje dhe Kroaci, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më 1991.
Ndërkohë qe rigjykimi ndaj tyre pritet të rifllojë më 13 qershor.
(S.SH/Shuplaka)