Dy kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të PD-së kanë dorëzuar formualarin e vetëdeklarimit në KQZ dhe pritet që të marrin mandatin e deputetit.
Krenar Rryçi në listat e PD Durrës dhe Kostaq Papa në listat PD Tiranë janë dy emrat e kandidatëve, ndërkohë KQZ ka paraqitur dhe kandidaturën e Ares Ypi.
Ares Ypi është shprehur ditën e djeshme se formualrin e vetëdeklarimit e ka dërguar gabimisht se mendonte se ishte një detyrim ligjor.(Lexo ketu).
KQZ e ka përfshirë si njoftim Ypin bashkë me dy kandidatët e tjerë pasi nuk është mundur të protokollohet tërheqja e kërkesës nga Ypi.
Ndërkohë shkon në 116 numri i deputetëve në Parlament.