Gazeta “Protothema” ka publikuar sot një artikull lidhur me sekuestrimin e 580 kg kokaine disa ditë më parë në portin e Pireut, një ngjarje e cila ka mbetur ende në mjergull dhe me informacion të cunguar pasi hetimet vijojnë intensivisht në sekret të plotë. Megjithate në shkrimin e sotëm, zbulohen detaje te reja mbi ngjarjen e bujshme.
“Të dhëna të tjera në rrugët ndërkombëtare të kokainës, krijoi zbulimi i 580 kg kokaine të pastër brenda 12 konteinereve me banane në portin e Pireut. Shërbimet greke dhe të huaja po hetojnë seriozisht faktin që Greqia të jetë futur në shenjëstrën e karteleve latino-amerikane, që te dërgojnë në portet greke ngarkesat me “zonjën e bardhë” qe ajo më pas të shpërndahet në Europë.
Një ngjarje që siç thonë drejtues të lartë të policisë, ka te bëjë me faktin që ne 2018, policitë europiane sekustruan në portet e Belgjikës dhe Hollandës, sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori që i tejkalonin 50 tonet. Kështu, mafiozët në bashkëpunim të ngushtë me trafikantë të mëdhenje shqiptarë të kokainës, duke kërkuar për rrugë të reja, vunë Greqinë ne kornizë, por sekuestrimi i qindra kilogramëve kokaine me vlere miliona euro, u prishi planet.
Në të njetën ore, pas zbulimit te 580 kg kokaine dhe arrestimit të katër personave, policia, kufiri, dogana dhe anti-krimi ekonomik, kërkojnë pronarët e medhënj që fshihen pas sasisë së sekuestruar në portin e madh. Madje, fakti që dy konteinerë ikn nga Pireu në Durrës, kombinuar kjo me informacionin e ardhur në zyrat e drejtuesve të policisë, të çon në dyshimin se pas trafikur fshihen shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Kur gushtin e kaluar, autoritetet greke zbuluan 52 kg kokaine në sektorin e ftohjes se një konteineri me banane në portin e Selanikut, u vendos që të hetohej më thellë çështja pasi “burimet” thonin se kjo sasi ishte pjesë e një sasie më të madhe që drejtohej për në Greqi. Duke ndjekur konteinerët konkrete, kishin informacionin se sapo porositesit të merrnin bananet dhe konteineret të shkonin në vend të kontrolluar, do shfaqeshin trafikantët që do nxirrnin kokainën nga sistemi i ftohjes. Por ditet kalonin, askush nuk u shfaq dhe policia vendosi ta nxirrte vete drogën.
Në vazhdim nisen një hetimet te thellë duke vendosur në mikroskop gjithë konteineret që vinin në Pire duke perdorur kritere dhe filtra te vecante qe duheshin kontrolluar. Kështu pas skanimit, u arrit në 100 konteinere të dyshuar, për të arritur në 12 që përmbanin 580 kg kokaine të pastër. 4 të arrestuarit, dmth shoferi i kamionit që do transportonte konteineret, agjentja doganore, drejtori i firmës së bananeve dhe importuesi i madh, u lanë të lirë. Oficeret e policisë përpiqen të kuptojnë nëse kane lidhje me cështjen apo kanë rënë viktima të kartelit, ndërkohë që paralelisht kërkojnë kokat e mëdha. Kërkimet e deritanishme treguan që më shumë mundësi pas çështjes fshihen mafioze shqiptare që jetojne ne Greqi, por kontrollojnë gjithë lojën europiane të drogës dhe kanë dërguar perfaqësues në Amerikën Latine, patriotë të tyre.
Sekuestrimet vitin e kaluar në Anverse dhe zbulimi në konteinerë në total i 50 ton kokainë, bëri që karteli të kërkojë rrugë të reja qe të sjellë kokaine ne Europë. Informacionet thonë që në fillim baronet zgjodhen ishullin e Maltës dhe madje prillin e kaluar autoritetet zbuluan ne dy konteineëe me banane që erdhën nga Ecuadori, 144 kg kokainë të pastër. Kjo sasi do të përfundonte në Durrës të Shqipërisë dhe në Malin e Zi.
Sekuestrimi duket se i shqetësoi Escobarët shqiptare që kërkonin rrugë të reja dhe kështu përfunduan në portin e Pireut dhe Selanikut. Por fakti që dhe aty autoritetet i kapën, normalisht do ti bëjnë të ndryshojnë planet e tyre dhe të kërkojnë destinacione të reja.
(K.H/Faxweb.al)