03:22 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dy marrëveshje të mëdha me Washingtonin”, Ngjela tregon si mund të mposhten pseudoliderët e korruptuar shqiptarë

13:08 | 05/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spartak Ngjela: Çfarë i tha Presidenti Trump – Ramës?

Spartak Ngjela shprehet se presioni amerikan kundër pseudoliderëve të korruptuar shqiptarë nuk është i mjaftueshëm. Sipas tij, duhet një “shkollë” Brian Yee, nevojitet nënshkrimi i dy marrëveshjeve të mëdha me Uashingtonin.

Duke u ndalur tek rreziku rus që kërcënon vendin, ai shprehet se ky kërcënim është edhe kërcënim për Amerikën, për këtë arsye aleanca shqiptaro-amerikane përbën domosdoshmëri.

Ngjela e cilëson Shqipërinë si një “tirani të plotë të korrupsionit” që është në dorë të liderëve të korruptuar që nuk dinë asgjë dhe duan të kenë gjithçka.

Shkrimi i Spartak Ngjelës:

Vetëm presioni amerikan kundrejt pseudoliderëve të korruptuar shqiptarë, nuk mjafton:
Politika amerikane duhet të krijojë në Shqipëri domosdoshmërisht dhe me forcë antikorrupsion lirinë e përgjithshme të mundësisë nëpërmjet ligjit. Kjo është Reforma që do ta fusë Shqipërinë në Perëndim.

I.

Por ndërkohë Shqipërisë i kërcënohet rreziku rus. Kërcënimi rus për Shqipërinë, është edhe kërcënim për Amerikën në rrafshin e politikës globale. Prandaj aleanca shqiptaro – amerikane është domosdoshmëri e kësaj kohe historike.

Interesi shqiptaro -amerikan është i njësuar sot edhe globalisht, edhe ekonomikisht. Por duhet vendosmëri më e madhe, dhe shpejtim në kohë.

Shqipërisë, në funksion të kësaj, i duhen dy marrëveshje të mëdha me Uashingtonin:
Marrëveshja për sigurinë dhe ndihmën ushtarake reciproke bilaterale dhe marrëveshja për këshilltarët amerikanë të të gjitha rangjeve. Ndryshe korrupsioni shqiptar nuk çrrënjoset; kurse vetëm anëtarësimi në NATO, përballë kërcënimit rus, nuk mjafton.

II.

Po kush e ka në dorë këtë në Shqipëri; nuk e ka sot korrupsioni? A i bën këto marrëveshje kjo klasë e lartë politikë e korruptuar? Ajo tani është e vdekur. Të kapurit në krim nuk kanë jetë të gjatë në një botë demokratike, prandaj duhet vijuar presioni i “shkollës” Brian Yee, sepse të gjithë shqiptarët janë proamerikanë të vendosur, si asnjë popull tjetër në botë.

lll.
Shqipëria sot është një tirani e plotë e korrupsionit, dhe sigurisht që marrëveshjet duhet të kalojnë nga këta liderë të korruptuar që nuk dinë Asgjë, dhe duan të kenë Gjithçka. Por këta dihet se janë të trembur. Kjo mjafton që të dyja marrëveshjet dhe paktet e mëdhenj të bëhen para zgjedhjeve të qershorit të këtij viti.

Nuk e shihni se çfarë broçkullash flasin! Njëri thotë do hap vende pune; tjetri thotë do heq taksat… do subvencionoj bujqësinë. Do të… do të… pafund, si përrallat e një mijë e një netëve.
Një tjetër garanton të varfërit për mbijetesë. Kashtë, vetëm kashtë, kudo kashtë pa fare kokrra. Po ku do t’i gjejnë paratë këta llafazanë? Paratë dalin në treg zotërinj, nuk mbijnë në rrugë apo nëpër tribuna mitingjesh.

Kjo ndodh sepse askush nga këta fjalëshumë nuk e njeh tregun. Ku ia kanë haberin këta zogj grabitqarë që komunikojnë në politikë pa ide!

Politika periferike shqiptare ka shkuar shumë mbrapa në kohë: është në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë.

Ajo po flet çapraz për të varfërit duke menduar se i gënjen për vota. 
Zotërinj! Tirania plotëson patologjinë e tiranit dhe është garancia e të varfërit.
Demokracia i mundëson të gjithë me anë të ligjit.
Po ku e kuptojnë dot këtë ata derëzës e punëzes!

Po pra, këto duhet të jenë marrëveshjet tona me Perëndimin atlantik: mundësia e barabartë ndaj ligjit që mbrohet me drejtësi dhe zhvillimi maksimal i tregut të lirë. Ky është sekreti i pasurisë së kombeve, dhe jo garancia e mbijetesës së varfërisë me anë të tiranisë.

Etiketa: AmerikakorrupsioniSpartak Ngjela
Pas

Milo: Rama dhe Basha komplot për të zhdukur demokracinë, kanë skenë për t’i vënë shkelmin në fyt njëri-tjetrit

Para

Cilat janë 3 gratë që i shërbejnë por ecin gjithnjë para kryeministrit (FOTOT)

Para
Cilat janë 3 gratë që i shërbejnë por ecin gjithnjë para kryeministrit (FOTOT)

Cilat janë 3 gratë që i shërbejnë por ecin gjithnjë para kryeministrit (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.