Temperaturat përvëluese të verës së 2015-s nuk i janë ndarë politikës së Kosovës për dy vjet rresht.
Atëkohë ishin firmosur dy marrëveshje ndërkombëtare, por asnjëra nuk është zbatuar deri tash nga shkaku se, gjatë gjithë kësaj kohe, ato u vunë në qendër të betejës më të ashpër politike që Kosova e njeh prej paslufte, shkruan sot “Koha Ditore”.
Secili prioritet nacional ka mbetur peng i konfliktit të brendshëm politik, i prodhuar shkaku i mospajtimeve për Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e firmosur më 25 gusht të 2015-s, si dhe për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e firmosur një ditë më vonë.
Pasojat e moszbatimit të tyre kanë qenë të mëdha. Midis tyre është mbajtja e qytetarëve të Kosovës në geto, por edhe mungesa e vendimmarrjes dhe paqëndrueshmëria institucionale.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post