14:08 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dy milionë euro arkëtime, Skënderbeu shembull në menaxhim

23:59 | 16/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy milionë euro arkëtime, Skënderbeu shembull në menaxhim

Plot dy milionë euro të ardhura nga shitja e katër lojtarëve në një hark kohor prej më pak se dy vitesh. Skënderbeu është tashmë shembulli për t’u ndjekur nga të gjitha klubet shqiptare, teksa ka vendosur një standard të ri me transferimet që ka bërë.

Deri para shtatë vitesh cilësohej si një arritje e madhe përfitimi i Vllaznisë nga shitja e Xhevahir Sukajt, Gilman Likës dhe Admir Telit në Turqi (250 mijë euro), por në Korçë tashmë ka një tjetër realitet.

Transferimet nisën në dhjetor të vitit 2015 me sulmuesin Peter Olainka dhe po vazhdojnë me talentin kosovar, Agim Zeka.

Olayinka

U afirmua te Bylisi në kampionatin shqiptar, por më pas u ble nga Skënderbeu për 30 mijë euro. Klubi korçar i kishte idetë e qarta me sulmuesin. Presidenti Takaj, duke parë talentin e nigerianit, mendonte se me shpërthimin e tij, në pak kohë do ta shiste në një klub të njohur europian. Mes disa ofertave, më bindësja ishte ajo e Gent, klubi kampion i Belgjikës në sezonin 2014-2015. Belgët vendosën në dispozicion 1.1 milionë euro, në një kohë që gazeta mëson se nga këto parà, korçarët kanë arkëtuar në total 850 mijë euro. Pjesa tjetër ka shkuar si bonus për ata që bën të mundur këtë transferim të bujshëm.

 Berisha

Nga Besa e Pejës te Besa e Kavajës. Mjaftoi një sezon për të shkëlqyer në kampionatin shqiptar dhe për t’u “peshkuar” më pas nga Skënderbeu. Takaj arriti marrëveshje me presidentin e Besës, Nexhat Bizhdili, për një shumë modeste, por në janar të vitit 2016 përfitoi 350 mijë euro pas kalimit të kosovarit tek Anzhi në Rusi.

Në fakt, është përfolur se transferimi ka shkuar 600 mijë euro, por e vërteta qëndron ndryshe. Gjithsesi, nga Berisha klubi korçar ka përfituar në total 550 mijë euro, sepse këtu futen edhe 200 mijë euro që Skënderbeu pritet të arkëtojë pas shitjes së dytë të mesfushorit te Terek Grozni. Korçarët zotërojnë 10% të kartonit të lojtarit dhe kësisoj dalin sërish të fituar pas marrëveshjes që dy klubet ruse bënë pak ditë më parë.

Xhejms

Shpenzuan 150 mijë euro për ta blerë nga Laçi dhe tashmë jo vetëm do të rimarrin këtë shumë, por do të fitojnë ekstra 150 mijë euro të tjera. Klubi koreanojugor, Guangju, do të japë për kartonin 360 mijë euro. Nga kjo shumë, korçarët arkëtojnë 300 mijë euro, pasi kartonin e kanë në bashkëpronësi me Laçin. Nga ana tjetër, kurbinasit përfitojnë 60 mijë euro nga shitja e sulmuesit. Zyrtarizimi i transferimit do të bëhet pas pak ditësh, kur Xhejmsi t’i bashkohet ekipit koreanojugor në fazën përgatitore në Portugali. Klubi korçar ka aplikuar për vizë dhe nigeriani pret të bashkohet me ekipin e ri.

Zeka

Nuk konsumoi as 90 minuta në kampionat me fanellën e Skënderbeut, por befas e sheh veten pjesë e francezëve të Lilles, me klubin korçar që do të arkëtojë jo pak, por 300 mijë euro. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar kosovar shumë të talentuar, që arriti të tërhiqte vëmendjen e klubeve europiane gjatë eliminatoreve të kampionatit Europian U-19. I shënoi dy gola Gjermanisë në humbjen 3-2 të Shqipërisë. Tashmë do të bëhet pjesë e Lilles, ku firmosi për 4 vite. (A.R/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: berishaolayinkaskenderbeutransferimezeka
Pas

“Ditë të bardha” për Alban Dudushin dhe partneren VIDEO)

Para

HOROSKOPI 17/01/2017

Para
HOROSKOPI. 10/12/2016

HOROSKOPI 17/01/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së

“Përqafime, shtrëngime duarsh e rrahje shpatullash”/ Socialistët dhe demokratët “urrehen” vetëm në seancë! Jashtë sallës së Kuvendit rigjejnë “dashurinë” (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.