Ditën e sotme në seancën plenare janë parashikuar dy interpelanca me minister e qeverisë Rama; ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.
Nikolla është kërkuar të shpjegojë pse nuk janë hartuar aktet nënligjore të ligjit të Arsimit të lartë, që shkaktuan krizën në universitete, e thirrur nga LSI-ja, kurse Manastirliu, se cilat janë frytet e kontrollit shëndetësor bazë deri tani, thirrur nga Grupi i PS.
Kujtojmë se edhe javën e shkuar situata në Universitete ishte temë debati në Kuvend ku nuk munguar as akuzat e të dy kahëve politikë.
Interpelancat janë renditur si pika 4 dhe 5 e rendit të ditës:
Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, kërkuar nga një grup prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (pdf) (Neni 97, Rregullore)
Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla ((pdf) Neni 97, Rregullore).
(E.K/FAXWEB)