Pas arrestimit të Rexhep Rrajas, Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga ana e policisë së Krujës.
25-vjeçarja është dhunuar në muajin Korrik nga ana e djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rraja, ndërsa vetëm sot është marrë vendimi për ta marrë në mbrojtje, pasi është provuar dhe nga ekspertiza mjekoligjore se vajza ka pasur shenja dhune në trup.
Mësohet se pranë banesës së Xhisielës dhe të familjes së saj do të qëndrojnë dy efektivë policie, për çdo rrezik që mund t’i kanoset të resë.
Ndërkohë lidhur me dhunimin e saj ka reaguar sot dhe vetë deputeti Rraja, i cili thotë se nuk mund të bëhet prokuror i të birit.
Reagimi i plotë i deputetit:
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
- S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
- Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.
- Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
- Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.
(E.K/FAXWEB.AL)