Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës duke prekur opinionin publik, pasi u shënua krimi i dytë në familje brenda më pak se 24 orësh.
63-vjeçari Ruzhdi Tasuni vrau me levë pas koke në derën e dyqanit, bashkëshorten e tij 58-vjeçaren Hajdije Tasuni.
Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdije Tasuni. Ndërkohë është mësuar edhe çfarë ka deklaruar në polici autori i vrasejes i cili tashmë ka shprehur pendesën.
Ai ka deklaruar se rreth dy muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin ndaj shtetases Hajdije Tasuni, pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë. Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar.
Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje.
I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjakftohtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.
Pas krimit 63-vjeçari, është vetëdorëzuar në polici, dhe është shprehur se vrasjen e ka kryer për shkak të tradhtisë. Ai është shprehur: Kishte 30 vite që ma nxinte shpirtin, nuk mund të duroja dot më.
Një prej fëmijëve të çifitit, ndodhej në vendngjarje dhe dëgjohet duke ulëritur nga dhimbja e madhe e humbjes së nënës: “Jooo, dua mamin tim.”
Ndërkohë qytetarët që e kanë njohur çiftin janë shprehur të habitur me ngjarjen, duke thënë se të dy ishin njerëz të mirë dhe të qetë.
“Të dy kanë qenë shumë të mirë, nuk i njohim brenda në shtëpi, por atë që kemi parë këtu. Të dy punonin te dyqani. Të njerëz të mrekullueshëm. Thanë se ishin të ndarë, por nuk dimë gjë. Unë i njoh prej shumë vitesh”, shprehet një qytetare.