Policia ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë që është shënuar ditën e sotme në Lezhë.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lalm të Vjetër, ku dy persona janë gjetur pa jetë, konkretisht shtetasit Preng Simoni dhe Kol Murrani, rreth 60 vjeç.
Të dy këto persona kanë gjetur vdèkjen si pasojë e përdorimit të armès së zjarrit.
Njoftimi i policisë
Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armès së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)