Arrestohen në flagrancë dy të rinj në qytetin e Bulqizës të cilët u konfliktuan për motive të dobëta. Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme policia e Bulqizës ka marrë informacionin se në zonën e quajtur ‘pishat’ po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Pas mbërritjes në vendgjarje, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 28 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë të riun me inicialet F. XH., 25 vjeç.
Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me një dërrasë dhe duke i kushtuar dëmtime të lehta.
Deklarata e plotë e policisë: U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas .Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke shaktuar dëmtime të lehta. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.