04:05 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

08:35 | 10/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Dronët rusë e kanë sulmuar Kievin në orët e para të 10 korrikut duke vrarë dy njerëz dhe duke nxitur nisjen e zjarreve, kanë thënë zyrtarët, teksa sirenat janë aktivizuar në më shumë se gjysmën e shtetit për t’i paralajmëruar qytetarët për sulmin.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se dy banesa janë përfshirë nga flakët në rajonin qendror dhe që ekipet e emergjencës janë angazhuar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se gjashtë prej 10 rajoneve të Kievit janë goditur dhe që zjarri është përhapur në disa ndërtesa, qendra magazinimi dhe makina nga copëzat e dronëve që kanë rënë.

Ushtria ukrainase ka thënë se dy njerëz janë vrarë dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur.

Sulmet ajrore ruse më 9 korrik kanë lënë të vrarë tre persona dhe kanë plagosur një tjetër në qytezën afër linjës së frontit, Kostjantnivka në lindje të Ukrainës, sipas ekipeve të emergjencës.

Për këto sulme raportohet pasi Rusia ka nisur 728 dronë, 13 raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Islander në Ukrainë në orët e vona të 8 korrikut.

“Ishte sulmi më i madh ajror brenda një dite”, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në platformën X.

Pothuajse gjysma e dronëve kanë qenë të prodhuar nga Irani, sipas Zelenskyt.

Sulmet kanë rikthyer thirrjet e Zelenskyt për sanksione të ashpra kundër naftës ruse dhe masa tjera që mund ta ulin Moskën në tavolinën e negociatave për arritje të paqes.

Zelensky është takuar më 9 korrik me të dërguarin amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg në Romë, dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Ukrainës për iniciativën e presidentit amerikan, Donald Trump për paqe.

Njëra prej temave të diskutuara në takimin mes dy palëve ka qenë për forcimin e mbrojtjes ajrore ukrainase, pas sulmeve masive të ditëve të fundit.

Zelensky është thënë të ketë përmendur edhe “rëndësinë e sinjaleve të Uashigtonit për rinisje të ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

Pentagoni ka bërë të ditur javën e kaluar se do të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë, me arsyetimin se rezervat amerikane po zvogëlohen. Mirëpo, Trump ka thënë që më shumë armë duhet dërguar në Ukrainë, që ajo të mund ta mbrojë veten.

“Ata duhet të gjejnë në gjendje ta mbrojnë veten. Ata po goditen shumë ashpër tani”, ka thënë Trump në 8 korrik.

Trump ka thënë më herët gjatë javës se është i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin për luftën e nisur nga Moska më 2022.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov më 10 korrik në Kuala Lampur, ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Rubio do ta takojë Lavrovin në margjina të takimit me ministra të Jashtëm të Asociacionit për Kombet e Azisë Juglindore. Ky do të jetë takimi i dytë ballë për ballë mes diplomatit amerikan dhe atij rus. REL

Pas

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Para

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Para
Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.