Gjermania dhe Spanja po dhurojnë spektakël në fushë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në këto moment, ndërsa ka përfunduar pjesa e parë.
Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë miqtë me anë të golashënuesit të ri Rodrigo që ka shënuar në minutën e gjashtë të këtij takimi pas një kombinimi mfat të mirë të futbollistëve spanjoll. Por Gjermania nga ana tjetër është përgjogjur me një supergol nga jashtë zonës. Vendasit kanë barazuar kundër Spanjës me Thomas Muller në minutën e 35’të pas një goditjeje mfat potenta nga jashtë zonës.
Si Spanja ashtu dhe Gjermani janë dy skuadra nga më pretendentet për të fituar Kupën e Botës në Rusi këtë vit.
Discussion about this post