18:19 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy qëndrime të ndryshme për Lulzim Bashën brenda familjes Malltezi

11:12 | 05/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy qëndrime të ndryshme për Lulzim Bashën brenda familjes Malltezi

Luan Malltezi me anë të një shkrimi në “Gazetën Shqiptare” ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Lulzim Bashës në garën për kreun e PD-së. 

Malltezi shprehet në favor të një mandati të dytë të Bashës dhe thekson se Basha është një figurë e denjë për kreun e PD-së.  “Të gjithë demokratët e dinë se asnjëherë statuti nuk ka pasur kurrë këtë vlerën që përpiqen t’i japin. Pas humbjes së zgjedhjeve, Basha ka kërkuar zgjedhje të lira në PD për postin e kryetarit: kjo rrugë është e hapur për të gjithë. PD kërkon një staturë tjetër për të konkurruar për kryetar, një staturë që do të çojë përpara jo vetëm PD, por edhe demokracinë në Shqipëri. Për një figurë të tillë ka nevojë vendi, Luli është një prej tyre. Problem është se kush tjetër mund të konkurrojë me të? Në qoftë se gjejmë një tjetër të tillë, duhet të jemi të lumtur se liderët nuk janë kaq të shumtë dhe të zakonshëm, siç mendojnë disa me mendjelehtësi. Duke mbyllur këtë fjalë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të qëndrojmë rreth Bashës, sepse do të fitojmë. Lulzim Basha ka shfaqur qartë në shoqërinë tonë të korruptuar tiparet e një lideri të ri, serioz dhe të kulturuar. Për njerëz të tillë kemi nevojë të gjithë, të majtë apo të djathtë, në Shqipëri; për njerëz të tillë të rinj ka nevojë çdo parti”, shkruan Malltezi.

Por nuk ndalet vetëm me mbështetjen e Bashës. Luan Malltezi kritikon  ashpër edhe kundërshtarët e Bashës, të cilët i akuzon për braktisje të PD-së gjatë fushatës elektorale.

“Zemërimi i papërmbajtur ndaj Bashës vjen ngase “këta liderë” nuk ishin përfshirë në listën e tij. A duhej që Basha t’i përfshinte në listë? Mendoj se jo, sepse ish-liderët jashtë liste të PD nuk mbështesnin kryetarin Basha në çadrën e lirisë; disa madje ishin kundër qëndrimit të tij publik për të mos marrë pjesë në zgjedhje me Ramën në pushtet, të tjerë nuk u ndjenë fare, sepse prisnin të ishin në listat e PD. Kur kjo nuk ndodhi, ata u hodhën menjëherë dhe me zemërimin më të madh kundër tij. Shtypi i fton “këta ish-krerë të lënë jashtë listë të PD” të deklarojnë në ekranet televizive zemërimin dhe pikëpamjet e tyre, por ne, demokratët e thjeshtë i përjetojmë këto me dhimbje, sepse është një luftë pa moral ndaj kryetarit Basha, një luftë që shpie edhe në shkatërrimin e PD”, kritikon Malltezi.

Por ky qëndrim i Luan Malltezit  është i kundërt me atë të Jamarbër Malltezit, djalit të tij. 

Sjellim në vëmendje që Malltezi pak ditë më parë firmosi edhe një deklaratë ku kritikohej sjellja e Bashës dhe rezultati në zgjedhje, megjithatë nuk pranoi se kërkonte dorëheqjen e tij.  Por dhëndri i Berishës ka kërkuar një  analizë për humbjen e PD-së më 25 qershor. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Jamarber MallteziLuan Malltezilulzim bashaqendrimet
Pas

I zuri vendin në Shkodër, Ndoka thumba Topallit: Nëse pëlqehesh je “Ok”, në të kundërt shkon si Jozefina!

Para

Bie palma në Vlorë, lëndohen nëna dhe fëmija 2-vjeçar: Falenderojmë Dritan Lelin që s’bën asgjë në këtë qytet

Para
Bie palma në Vlorë, lëndohen nëna dhe fëmija 2-vjeçar: Falenderojmë Dritan Lelin që s’bën asgjë në këtë qytet

Bie palma në Vlorë, lëndohen nëna dhe fëmija 2-vjeçar: Falenderojmë Dritan Lelin që s’bën asgjë në këtë qytet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2 krahasuar me 2021, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur e socialistëve

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.