Dy raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në qytetin e Beratit, duke e rikthyer edhe njëherë alarmin në këtë Bashki, që ishte shpallur në zonë të gjelbër.
Faxweb.al mëson se dy rastet e reja janë një burrë 56 vjeç dhe një grua 44 vjeçe, të dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit, ndërsa një ditë më parë u konfirmua po ashtu me koronavirus një 36 vjeçare, edhe ajo punonjëse e Ujësjellësit të Beratit.
Mjekët janë duke kryer hetimin epidemiologjik të të prekurve, por paraprakisht dyshohet se ata janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.
Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se,nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, ndërkohë që frika më e madhe qendron të familjarët e tyre, me të cilët ata kanë pasur kontakt të afërt.
Pritet që të dy rastet e reja në Berat të konfirmohen në deklaratën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa kujtojmë se në të dyja ditët e kësaj jave të re, janë zbuluar nga 4 raste të reja, duke i çuar në minimum, që prej fillimit të pandemisë.
Numri total i të prekurve në vendin tonë deri dje raportohet të jetë 876, nga të cilët 682 janë shëruar, dhe 31 persona kanë humbur jetën. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post