05:47 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dy rastet e freskëta kur qeveria na hodhi hi syve, bëri sikur u tërhoq (DETAJET)

14:08 | 23/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy rastet e freskëta kur qeveria na hodhi hi syve, bëri sikur u tërhoq (DETAJET)

Ka pasur dy raste në këto ditët e fundit ku qeveria ka tentuar të na hedh hi syve, të bëjë sikur na ka kuptuar, sikur ka reflektuar për të na vënë në gjumë pas kësaj. Shkoza dhe ligji për mbetjet, këto kanë qenë dy nga çështjet më të debatuara së fundi në opinionin publik.

Po për të dyja dje nga SHBA, kryeministri Rama na ka bërë të kuptojmë fare mirë që jo vetëm kthim pas nuk ka po realizimi do të nis me hapa të shpejta.

Ndërsa fillimisht në Shkozë përdori deputen e zonës, Elena Gjebrenë për të neutralizuar banorët, për mbetjet vuri në punë Eduard Shalsin dhe Taulant Ballën, edhe pse në mendjen e tij e dinte fare mirë se çfarë do të bënte.

Kështu dje Rama u shpreh për Shkozën se pyetja për ata banorë nuk duhet t’i bëhej fare në “New York”. Sigurisht nuk është detyrë e kryeministrit që të shqetësohet për rreth 700 banorë që do të mbeten rrugëve!

“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton koment deri në New Jork apo Washington. Është një proces si shumë të tjera, ku fshihen ndërtimet pa leje për të mirën e përbashkët.

Patjetër që nuk mund të pretendohet as të shpërblehet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet por meriton të drejtohet me kujdes, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të një qeraje për pak kohë, derisa familjet të gjejnë një vend ku të mund të strehohen me forcat e tyre.

Shteti ka për detyrë t’u shërbejë qytetarëve. Të bësh shtet, punën dhe mirëqenien nuk ka shumë rrugë. Rruga është e qartë dhe ska nevojë për shqetësime të kësaj natyre.”, tha Rama.

Ndërsa sa i përket ligjit për mbetjet Rama tha se qentë le të lehin karvani shkon përpara. Pra kryeministri quan qen këdo nga mijëra njerëzit që prej ditësh shprehen kundra këtij ligji.

“Kryetari i grupit ka qenë shumë i qartë. Ne do të rikthejmë në një diskutim të gjerë dhe shterues me publikun këtë temë me të cilën lloj-lloj sharlatanësh, lloj-lloj karagjozësh, lloj-lloj politiko-çakejsh në kazanin politik dhe mediatik kërkojnë të fitojnë pikët e tyre duke mashtruar publikun dhe patjetër në respekt të ndjeshmërisë së lartë dhe të drejtë të publikut.

Ne do të marrim gjithë kohën e nevojshme që njerëzit të kuptojnë se këtu nuk bëhet fjalë fare për gjithçka kazani mediatik dhe kazani politik vorbullën në funksion të axhendave tërësisht politike apo vetjake, por bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një proces modernizues, europianizues të Shqipërisë dhe për mundësinë që Shqipëria të ketë një kapacitet riciklues të mbetjeve të gjelbra siç e kanë të gjitha vendet e tjera. Jemi i vetmi vend që nuk e kemi. Megjithatë nuk ka urgjencë qentë le të lehin, karvani do eci përpara.”,-tha Rama për mbetjet.

Pra të gjithë ata që menduan se kryeministri dhe qeveria do të tërhiqeshin pas reagimit qytetar, kanë gabuar rëndë. Jo vetëm tërheqje nuk ka po dozat e arrogancës sa vijnë edhe shtohen!

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ARROGANCAedi ramambetjets'terhiqetShkoza
Pas

Rama në New York, takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Para

Vrasja në Dibër, flasin mjekët: E sollën trupin në oborrin e spitalit dhe e hodhën nga makina

Para
Vrasja në Dibër, flasin mjekët: E sollën trupin në oborrin e spitalit dhe e hodhën nga makina

Vrasja në Dibër, flasin mjekët: E sollën trupin në oborrin e spitalit dhe e hodhën nga makina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.