17:33 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

DY RASTET e para të dhunës në fushatë, Policia me standarde të ndryshme. Katër të arrestuar në Kavajë, asnjë në Fier

10:03 | 15/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DY RASTET e para të dhunës në fushatë, Policia me standarde të ndryshme. Katër të arrestuar në Kavajë, asnjë në Fier

Dy raste dhune janë shënuar vetëm dje mes simpatizantëve të Partive Politike. Kur u duk se e gjithë fushata po shkonte normalisht mesa duket ashpërsimi i toneve në Tiranë ka përkeqësuar dhe gjendjen në rrethe.

Kështu në Fier një i ri që ishte pjesë e forumeve të LSI-së u dhunua nga një simpatizant i PS-së.

Artan Grembi dhunoi Orgest Grembin. Lajm ky që nxiti reagimin e menjëhershëm të drejtuesve më të lartë të LSI-së.

Vetë Meta u nis drejt Fierit për të parë gjendjen e të riut dhe për të çuar një mesazh drejt Ruçit e Ramës që me dhunë nuk do të frikësojnë askënd.

Deri më tani dhunuesi nuk është ndaluar nga policia, ose të paktën nuk ka asnjë sqarim për mediat në lidhje me ngjarjen.

Krejt ndryshe paraqitet situata në rastin e dytë të dhunës së konstatuar. Në rastin e Kavajës katër dhunuesit e të riut Alban Tafa kanë rënë nën prangat e policisë.

Alban Tafa, banues në Luz i Vogël, Kavajë, denoncoi në polici se ishte dhunuar nga katër persona për shkak të bindjeve të tij politike. Më parë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Alban Tafa që punon si kasap në Kavajë, së fundmi ka zgjedhur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Tre prej katër personave, që thuhet se janë aktivistë të Partisë Demokratike, u vunë në pranga, ndërkohë që i katërti është shpallur në kërkim.

U krye dje arrestimi i shtetasve: Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë. Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë,Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë.

Mesa duket Policia ka zgjedhur të jetë me dy standarde. Ndërsa për situatën në Fier nuk ka asnjë të arrestuar, në Kavajë katrër personat jo vetëm që janë identifikuar por edhe janë vënë nën pranga. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: dhunedhune ne fushateFier
Pas

Takimi me Trump-in që ëndërronte Rama por që e realizoi vetëm Basha (FOTOT KRAHASUESE)

Para

Të riut me makinë i presin rrugën, e rrahin barbarisht dhe e grabisin, identifikohet një prej autorëve të dyshuar

Para
Shkel rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet shtetasi brazilian në Vlorë

Të riut me makinë i presin rrugën, e rrahin barbarisht dhe e grabisin, identifikohet një prej autorëve të dyshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.