Pesë gola të shënuar ndaj Parmës, pesë lojtarë të Gasperini përfshihen në top-formacionin e javës së 18-të të Serie A, hartuar nga “TUTTOmercatoWEB”. Çuditërisht aty mungon Berat Djimsiti, titullar i padiskutueshëm skuadrës në fjalë, por kanë zënë vend dy shqiptarë të tjerë: Etrit Berisha dhe Amir Rrahmani. I pari mbron portën kuqezi, ndërsa i dyti përfaqëson “Dardanët”. Portieri ka marrë vlerësime mjaft pozitive, edhe pse luan me SPAL e vendit të fundit, ndërsa mbrojtësi kosovar mbetet një nga shtyllat e pakalueshme të Hellas Verona, në sezonin e tij të parë atje, ndërkohë që flitet se ka siguruar marrëveshje paraprake me Napolin për ta vazhduar karrierën në Itali.
Ky është formacioni tipik (4-2-3-1) i “TUTTOmercatoWEB”, bashkë me ndeshjet përkatëse ku shkëlqyen: ETRIT BERISHA (SPAL-Hellas Verona 0-2), JUAN CUADRADO (Juventus-Cagliari 4-0), FRANCESCO ACERBI (Brescia-Lazio 1-2), ROBIN GOSENS (Atalanta-Parma 5-0), REMO FREULER (Atalanta-Parma 5-0), MARTEN DE ROON (Atalanta-Parma 5-0), JOSIP ILICIC (Atalanta-Parma 5-0), ALEJANDRO GOMEZ (Atalanta-Parma 5-0), CRISTIANO RONALDO (Juventus-Cagliari 4-0), ROMELU LUKAKU (Napoli-Inter 1-3), shkruan Telesport.al.
Ja edhe vlerësimi përkatës për dy shqiptarët e këtij formacioni, që renditen krah CR7 dhe Lukakut:
Etrit Berisha – “Ai bën ndeshjen e tij perfekte. E mban SPAL në lojë sa është e mundur. Një ndërhyrje e mrekullueshme ndaj Rrahmanit në pjesën e parë; një, ose më saktë dy kundërpërgjigje ndaj ndaj Pazzini në pjesën e dytë”.
Amir Rrahmani – “Zakonisht bën një punë mbrojtëse të patëmetë, së cilës i shtohet dëshira e pazakontë për të shënuar gola. Ai përpiqet me kokë në pjesën e parë dhe me një goditje plot precizion në pjesën e dytë”.
Discussion about this post