Pasi u ndaluan për ngarje të makinës me shpejtësi të lartë, dy shqiptarët në Itali u konfliktuan keq me efektivin e policisë. Por menjëherë pas kësaj, ata u përplasën me disa mjete të tjera.
Shqiptarët Elidor Murra dhe Dëfrim Cami, njëri 22 dhe tjetri 23 vjeç, po lëviznin me një makinë tip “Lancia Lybra” me shpejtësi të lartë, kur një patrullë policie iu bëri shenjë të ndalonin.
Por sipas mediave lokele, kur një nga efektivët iu afrua makinës që ndaloi, një nga shqiptarët hapi derën e automjetit në mënyrë të dhunshme duke goditur efektivin.
Më pas, dy shqiptarët u larguan me shpejtësi për të humbur gjurmët dhe u përplasën me disa mjete të tjera.
Pas aksidentit, dy të rinjtë braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë,megjithatë policia arriti t’i kapte.
Pas kontrollit të policisë, në makinë u gjetën maska dhe disa mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për vjedhje. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post