Dy ditë pas arrestimit të dy shqiptarëve në Artë të Greqisë, të cilët u kapën me 392 kgilogramë kannabis, policia greke ka zbardhur detajet e ngjarjes.
Sipas autoriteteve greke, ishte pikërisht një 42-vjeçare nga Athina, ajo që siguronte rrugën e kalimit për shqiptarët. Ndërkohë, këta të fundit po udhëtonin në dy makina të ndryshme drejt Athinës, por rruga atyre iu ndërpre në Artë nga policia.
Dy shoferët, njëri 32 dhe tjetri 42-vjeçar, nuk iu bindën thirrjes për të ndaluar përkundrazi, e shtuan më tepër shpejtësinë. Policia i ndoqi dhe arriti të kapë njërin prej tyre në Triantafiloula, ndërsa mjeti i drejtuesit tjetër u gjet i braktisur në të njëjtën zonë.
Pas kontrollit, policia zbuloi plot 115 pako me 178 kg 133 gramë marijuanë në mjetin e parë, ndërsa në mjetin e dytë u gjetën 37 pako të tjera me 213 kg e 800 gramë marijuanë.
Më vonë, pas kontrrolleve në të gjithë zonën, policia ndaloi shqiptarin tjetër, i cili ndodhej pasagjer në makinën e mikeshës së tij greke.
Hetuesit zbuluan se dy mjetet e kapura me drogë ishin vjedhur që në shtator dhe dhjetor të 2016-ës.
Bardhë e blutë po hetojnë nëse ka të tjerë të implikuar në këtë histori, dhe sa herë të tjera ka ndodhur trafikimi i lëndëve narkotike. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”812″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
I’m not sure where you are getting your information, but great topic. I needs to spend some time learning more or understanding more. Thanks for magnificent info I was looking for this information for my mission.
american eagle black friday http://www.aeriebyamericancoupons.com/listing-category/american-eagle-black-friday