Policia Rrugore në Durrës ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e “drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”.
Është kryer arrestimi i shtetasit Sotir Bardhi 58 vjeç, banues në fshatin Shenvlash, Durrës, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i Ilirjan Mujollari 31 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Sotir Bardhi 58 vjeç, banues në fshatin Shenvlash, Durrës.
Në lagjen Nr.14, Durrës, u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto me targa DR 2334 E në gjëndje të dehur.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
__________________________
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
- Ilirjan Mujollari 31 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(XH.A/SHUPLAKA)