04:37 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy të rinjtë u grabitën 10 milionë, e zonja e shtëpisë: Po blejnë lirinë me lekët që më vodhën mua!

09:33 | 23/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy të rinjtë u grabitën 10 milionë, e zonja e shtëpisë: Po blejnë lirinë me lekët që më vodhën mua!

“Drejtësia të detyrojë dy autorët që na grabitën 110 milionë lekë dhe makinën luksoze, të tregojnë vendin se ku i kanë fshehur dhe të na i kthejnë ato. Ne kemi informacione se ata do t’i përdorin këto para për të paguar prokurorë e gjyqtarë, me qëllim për të fituar lirinë”.

Kështu shprehet Flora Kalemaj, bashkëshortja e Xhemal Kalemaj, të cilëve, më 29 maj të vitit të kaluar, iu vodh shuma e majme e parave. E zonja e shtëpisë shprehet se ato para ato i kanë grumbulluar falë punës së tyre shumëvjeçare, me një dyqan produktesh ushqimore. Paratë, ajo bashkë me të shoqin, i kishin bërë gati për të shlyer një kredi dhe për të bërë disa pagesa të tjera, por mesa duket, dy autorët e arrestuar pak ditë më parë, Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve dhe planeve të tyre familjare. Tani drejtësia ka dy autorë të dyshuar, Renaldo Latifin dhe Xhuljan Muçën.

A kishit njohje më herët me këta djem?

I njihnim dhe na njihnin. Ata ishin atje në Levan. Ky Xhuljani kishte një lokal atje, që e menaxhonte bashkë me të motrën, B.M. Ndërsa Latifi ishte kamerier tek ata

Vinin tek ju?Ju kishte rënë në sy ndonjë veprim i dyshimtë?

Ai Latifi sidomos, vinte shpesh për të thyer lekë të holla, që t’iu kthente reston klientëve. Ne e ndihmonim gjithnjë. Po ashtu edhe motra e Xhuljanos na mbeti në derë. Vinte te ne e nuk ikte. Kisha bërë edhe debate me tim shoq, sepse po dyshoja pse ajo vinte aty pa lidhje, pa pasur asnjë punë te dyqani ynë

Pra, asokohe patët dhe probleme xhelozie?

Jo xhelozie, sepse bashkëshorti është shumë i rregullt, por ama i kërkoja ta largonte atë grua. Dhe ai më thoshte s’kam çfarë t’i bëj. Me pak fjalë, ishin bërë personazhe të njohura te ne dhe na bezdiste herë pas here prania e tyre, sidomos e kësaj gruas, që dyshoj se është bashkëpunëtore.

Znj. Flora, si arritët ju të kurseni aq para?

Vetëm nga puna. Ato, në njëfarë mënyrë, nuk ishin tonat fare. Ne marrim mall pa para shpeshherë dhe presim derisa të shitet malli që të shlyejmë lekët. Kjo është e gjitha. Kemi marrë edhe një kredi me herët dhe na kishin mbetur edhe 20 milionë lekë që ta shlyenim të gjithën.

Po fëmijët ku jetojnë dhe a ju ndihmojnë?

Fëmijët janë me studime në Tiranë. Nuk mund të na ndihmojnë sepse po shkollohen. Jetojnë me gjyshen e tyre atje.

Çfarë kërkoni nga drejtësia, duke qenë se autorët nuk e kanë pranuar ta kenë bërë ata grabitjen?

Kërkoj që ato para të mos përdoren për të blerë lirinë. Ka zëra se me ato 100 milionë ata do ta apelojnë rastin dhe do ia japin Gjykatës e Prokurorisë për t’i nxjerrë të pafajshëm. Dua që drejtësia të bëjë punën e saj. T’i bëjë të bashkëpunojnë e të tregojnë ku i kanë paratë, sepse unë kam bindjen që ata nuk i kanë prishur ato. E kishin frikën se u dilte në skenë vjedhja po t’i prishnin. Prandaj, t’i shtrëngojnë që ata të tregojnë. Në momentin që ne marrim paratë e makinën, nuk na intereson se çfarë do bëhet me ta. Por jo me paratë tona, të paguajnë krimin. Këtë s’do ta lejojmë të ndodhë./Panorama

Etiketa: grabitjehajdutemilion
Pas

Vajza dhuron një pjesë të mëlçisë për të shpëtuar një baba të sëmurë

Para

Sherr në tribunën VIP, sulmohet presidenti Safet Gjici

Para
Sherr në tribunën VIP, sulmohet presidenti Safet Gjici

Sherr në tribunën VIP, sulmohet presidenti Safet Gjici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.