Kryeminstri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Bazën Ajrore të arkës, në një takim solidariteti ku kanë qenë të pranishëm disa ambasadorë të vendeve të BE, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe forcat e ndërhyrjes që luftuan gjatë gjithë këtij muaji me vatrat e zjarrit në vende të ndryshme të vendit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u kujdes që të falenderonte BE për ndihmën e dhënë dhe konkretisht ambasadorin Luigi Soreca si edhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për gatishmërinë e tyre. Më tej ai falenderoi edhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të cilin tha se kishte qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri në një situatë ku edhe shtete të tjerta shumë të fuqishme kishin vuajtur.
Por gjatë fjalës së tij falenderuese, kryeministri Rama nuk përmendi në asnjë rast ndihmën e ofruar nga Kosova gjatë situatës së vështirë me zjarret në tunelin e Kalimashit.
Kujtojmë që nga vatrat e zjarrit gjatë muajit gusht, humbën jetën dy persona si edhe u dogjën 3000 hektarë tokë.
Fjala e Plotë e Kryeministrit Edi Rama
Së pari dua ti shpreh ngushëllimet edhe publikisht të dy djemve që humbën prindërti në tragjedinë e tyre familjare për shkak të zjarrit dhe po ashtu dua ti shpreh gjithë mirënjohjen dhe respektin dhe vlerësimin e mundshmë të gjithë atyre që u angazhuan në një muaj zjarri sepse i tillë ishte muaji gusht. Dhe atyre që manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice, të gjitha forcat e organizuara në terrenet jashtëzakonisht të vështira. Forcat vullnetare, bashkiake, forcat e shërbimit pyjor si dhe ata që mbështetën të gjithë këtë përpjekje me amblancat.
Ajo që mbetet sot është nga njëra anë fuqia e jashtëzakonshme e shembullit të të gjithëve dhe nga ana tjetër nevoja për të cuar përpara një proces modernizimi për mbrojtjen civile. Ka dhënë rezultate të prekshme por duhet vazhduar deri në fund. Ministri preku disa aspekte dhe unë nuk do zgjatem për shtjellimin e tyre por dua të them se cfarë kemi parë deri më tani është shumë inkurajuese për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Ihste një muaj zjarresh që përfshiu botën dhe për tu afrtuar këtu tek ne vuri në pozitë të vështirë si rrallë herë vende të afërta të cilat janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme të cilat për herë të parë nuk kishin asnjë mundëesi dhe kërkonin ndihmë. Këtu kam parasysh Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Janë 3 vende me eksperiencë dhe me plagë nga zjarret. Janë vende që i janë gjendur Shqipërisë gjithmonë kur ka pasur nevojë për mjete, por këtë herë e kishin të pamunudr.
Madje këtë herë kishin nevojë vetë për ndihmë. Këtu dua të tregoj rëndësinë që ka BE për ne dhe për jetën tonë, jo vetëm në aspektin e standarteve, por edhe në aspekte jetësore që prekin drejtëpërdrejtë jetën. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria përbën ndonjë përjashtim dhe nuk është rastësi që BE ka ngritur një mekanizëm për të ndihmuar shtetet që janë në emergjencë. Katastrofat natyrore nuk i përballon asnjëherë i vetëm. Ne kemi ende madhësi më të mëdha se shumë shtete të tjera në këtë kontinent dhe për këtë dua ti shpreh falenderimet e mia ambadadorit të BE. Ky falenderim nuk është as formal as diplomatik, nuk është falenderim për ambasadorë, por për dy përfaqësues të partnerëve srategjikë të cilët sa herë kemi pasur nevojë menjëherë na janë vënë në ndihmë.
Përtej marrëdhënieve diplomatike dua që edhe Luigjin edhe Yurin që gjatë gjithë periudhës së ushtit kanë qenë shumë të interesuar sesi shkonte cdo ditë. Prania këtu e ambaadorëve të Holandës dhe Rep Ceke, është simbol i solidaritetit me Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Dua t’ju falenderoj shumë përzemërsisht, duke vënë në dispozicion një numër helikopterësh për shuarjen e zjarreve. Dua të falenderoj ministrin i cili ka ndenjur ditë e natë gati, duke u gdhirë në jug e duke u nisur për në veri. Jam i bindur që ka frymëzuar edhe drejtuesit e tjerë dhe ky është modeli që të gjithë ne kemi parasysh që sfidat bëhen të atilla që na duhen motivime më shumë në ditë të tilla.
Rolin thelbësor për të cilin jemi dhe këtu e keni të gjithë ju që jeni aty përballë meje në rreshtat e mëpastajmë dhe ata që janë në uniformë për të përfaësuar këtu një trupë më të madhe në shumë drejtime që arriti të shpëtojë jetë njerëzish dhe të parandalojë përmasa katastrofike të këtij gushti sfidues.